FOTO/ Vdiq në aksidentin tragjik, i jepet lamtumira e fundit vëllait të deputetes

FOTO/ Vdiq në aksidentin tragjik, i jepet lamtumira e fundit vëllait të deputetes

21:02, 20/10/2019

Është përcjellë pasditen e sotme për në banesën e fundit Elton Macolli, vëllai i deputetes të PS, Blerina Gjylameti.

Miqtë, familjarët dhe të afërmit i dhanë sot lamtumirën e fundit 37-vjeçarit që punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Ai humbi jetën në një aksident tragjik, pasditen e djeshme, në tunelin e aksit Tiranë-Elbasan, teksa makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion.

Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i makinës tip 'Seat' ku udhëtonte vëllai i deputetes dhe për pasojë Macolli është përplasur me kamionin.

Makina e Elton Macollit ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi, e për pasojë ka shpërthyer në flakë, pa asnjë mundësi shpëtimi.

Identifikimi ishte i vështirë për shkak të dëmtimeve të mëdha që ai kishte marrë nga goditjet dhe flakët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco