Përgjaket e diela/ Pas Durrësit dhe Lushnjes, një tjetër i vdekur në Tiranë

Përgjaket e diela/ Pas Durrësit dhe Lushnjes, një tjetër i vdekur në Tiranë

20:33, 20/10/2019

Tjetër aksident rrugor përgjak rrugët e vendit.

Ngjarja më e fundit është ajo e ndodhur në afërsi të qendrës tregtare TEG në Tiranë, ku makina ka përplasur drejtuesin e motoçikletës, e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit.

Sipas raportimeve të para, viktima është shtetasi me inicialet L.M, 46 vjeç, i cili pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi ti mbijetonte plagëve.

"Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç.Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit", thuhet në njoftimin e Policisë.

Më herët, u regjistrua një tjetër aksident rrugor në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku humbi jetën një 80-vjeçar. 

Kalimtari, i identifikuar si R.D., rreth 80-vjeç i ka prerë rrugën automjetit, e për pasojë ka humbur jetën..

Gjithashtu, pasditen e sotme në Lushnje, një 17-vjeçar i pa pajisur me patentë përplasi për vdekje 64-vjeçarin Fatmir Muça. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pas disa orësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco