Aksident tragjik te Shkëmbi i Kavajës, një i vdekur

Aksident tragjik te Shkëmbi i Kavajës, një i vdekur

19:06, 20/10/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Sipas informacioneve të para, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, i identifikuar me inicialet R.D, i moshës 80-vjeçare.

Burime paraprake bëjnë me dije se këmbësori i ka prerë rrugën makinës, ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Më datë 20.09.2019, rreth orës 18:30, në autostraden Kavajë – Durrës,?  te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues? shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco