Përleshje në Tiranë, të plagosur e të arrestuar

Përleshje në Tiranë, të plagosur e të arrestuar

10:57, 20/10/2019

Ka plagosur, me mjete të forta një 28 vjeçar në një fshat të Tiranës por është arrestuar nga policia.

”Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, i shtetasit:

- F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez” ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Plagos një shtetas për motive të dobëta me mjete të forta, vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Në pranga dhe dy shtetas të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë që mos të arrestonin dhe shoqëronin në Komisariat autorin e plagosjes.

Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, i shtetasit:

- F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez” ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, shtetasit:

- F. D., 39 vjeç;
- H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Këta dy shtetas në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Top of Form

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera20/10/2019 14:14

1.ka plagosur.2.me mjete te forta.3.plagosesi 5(pese) vjet ma i madh.4.kane kundershtuar policine 5.kane goditur POLICET, ne detyre.6.pika e peste asht ma e randa (per rastin konkret).7.Denimi i keqberesve duhet te behet edhe ne shoqeri te hapur.

Shto koment

Denonco