Ja kush janë tre personat që qëlluan me armë ndaj biznesmenit

Ja kush janë tre personat që qëlluan me armë ndaj biznesmenit

17:26, 19/10/2019

Policia ka zbardhur në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në orët e pasdites në Berat, ku në rrugën e Uznoës, disa persona qëlluan me armë zjarri nga një makinë në lëvizje ndaj një lavazhi.

Sipas Policisë, persona që qëlluan me armë zjarri në një atentat të dështuar janë Vladimir Spahiu dhe Xhoni Spahiu si edhe një person me inicialet P. S.

Ata mësohet se qëlluan me pistoletë TT ndaj lavazhit.

Automjeti i personave u ndalua nga një postobllok i Policisë në rrugën Zog-Poliçan, ku në automjet është gjendur edhe arma e zjarrit si dhe karikatori që kishin fshehur në një çantë.

Informacioni i Policisë

Berat

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe tentuan të largohen, por u vunë në pranga nga Policia.

Falë reagimit në kohë dhe profesional të Policisë u kapën dhe arrestuan në flagrancë tre shtetasit që qëlluan me armë zjarri.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 automjet Benz.

Rreth orës 16:00, është marrë njoftim se disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe janë larguar nga vendgjarja.

Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe falë një reagimi të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

V.S, 42 vjeç, Xh.S, 25 vjeç dhe P.Q, 66 vjeç, të tre banues në Berat.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se shtetasi V.S, pronari i lavazhos, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lavazhos të cilën e ka dhënë me qera, pasi qeramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e qerasë.

Më pas shtetasi V.S, së bashku me shtetasit XH.S dhe P.Q, janë larguar me automjet duke hedhur në rrugë edhe armën e zjarrit, por falë reagimit në kohë të Policisë është bërë kapja e tyre si dhe gjetja e sekuestrimi i armës së zjarrit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim", "Armbajtje pa leje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco