Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Gjykata e Krimeve të Rënda: Arrest me burg për dy vëllëzërit Basho

Gjykata e Krimeve të Rënda: Arrest me burg për dy vëllëzërit Basho

11:13, 19/10/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Satilno Bashon dhe vëllain e tij i njohur si i forti i Selenicës Tesi Bashon me efekt ekstradimi.

Vëllai i tij Satilno Basho u arrestuan dy ditë më parë në Selenicë, të Vlorës dhe akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Ndërsa Tesilvan Basho , i cili konsiderohet nga policia person me rrezikshmëri të lartë ishte në kërkim prej tre vitesh, pasi u arratis nga burgu i Rebibbos në Itali me çarçaf e shkopa fshese.

Arrestimi në 16 tetor

Satilno u arrestua nga policia e Vlorës sëbashku me vëllain e tij, Tesilvan Basho, i cili konsiderohet nga policia person me rrezikshmëri të lartë. Tesilvani, ishte në kërkim prej tre vitesh, pasi u arratis nga burgu i Rebibbos në Itali me çarçaf e shkopa fshese.

Tesilvan Basho dyshohet se ka qenë i pranishëm në atentatin ku mbeti i plagosur Mikel Mehmeti në Vlorë, janar 2019. Ky i fundit konsiderohet si një nga miqtë më të ngushtë të Ferdinand Llanaj, të cilit dy vite më parë i bënë atentat në rrugën Transballkanike.

Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas. Gjithashtu, këta shtetas dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco