Gjobvënie 100 mijë euro?! Basho në gjyq: Ai më thirri vetë për t'i marrë lekët! Satilno Basho në gjyq

Gjobvënie 100 mijë euro?! Basho në gjyq: Ai më thirri vetë për t'i marrë lekët!

10:13, 19/10/2019
A+ Aa A-

Satilno Basho, vëllai i Tesi Bashos, i arrestuar pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës doli sot para Gjykatës së Krineve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Prokurori Anton Martini kërkoi caktimin e masës së sigurisë ndaj tij me akuzën e shtrëngim me dhunë për dhënie për dhenie pasurie.

Prokuroria argumentoi se në sajë të kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale S.H., se Tesi Basho i ka bëre presion atij për t’i dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë takuese.

    Mësohet se dy vëllezërit Basho dhe biznesmeni kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin.

    I arrestuari, Satilno Basho i tha gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori. "Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në Polici i kam thënë "pse më fut mua në këtë mesele". Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë "nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti s'ke lidhje me këtë gjë". Më pas ky konflikt pronëse u zgjidh mes familjeve tona", tha Satilno Basho në gjykatë.

    Nga ana tjetër avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës pushimin e çështjes. "Nuk është gjobvënie. Biznesmeni ka zënë tokën e këtyre dhe ai ka paguar pronën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco