Abuzimi me pronat, nën hetim ish kreu i Komunës dhe ish drejtori i Kadastrës

Abuzimi me pronat, nën hetim ish kreu i Komunës dhe ish drejtori i Kadastrës

10:20, 18/10/2019
A+ Aa A-

Ka nisur hetimi për ish kryetarin e Komunës Kodovjat, në Gramsh si edhe për ish-drejtorin e ZRPP Peqin.

Arianit Çela, i cili gjatë vitit 2013 duke shpërdoruar detyrën si kryetar Komune ka falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

Gjithashtu, ish drejtori i ZRPP, shtetasi S.D, bashkë me shtetasi J.D ish-topograf në ZRPP, gjatë vitit 2009 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

Njoftimi zyrtar: 

Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

1.A. Ç., 52 vjec, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh, ish-kryetar i komunës Kodovjat, pasi gjatë vitit 2013 ky shtetas duke shpërdoruar detyrën ka falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

2.S. D., 65 vjec ish-drejtor në ZRPP Peqin dhe J. D., 64 vjec, ish-topograf në ZRPP Peqin, pasi gjatë vitit 2009 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco