U dënua me 4 vite burg, çfarë e detyroi gjykatën të ndryshoi vendim?

U dënua me 4 vite burg, çfarë e detyroi gjykatën të ndryshoi vendim?

09:58, 18/10/2019
A+ Aa A-

Endrit Vejsiu, vëllai i prezantueses së njohur, Alketa Vejsiu, ka arritur të marrë lirinë një vit pas arrestimit në Lezhë, raporton Faxëeb.al.

Atij iu gjetën në automjet katër mina me telekomandë, si dhe gjithashtu iu sekuestruan një sasi prej tre kilogramë lënde kanabis sativa. Gjykata a Lezhës ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm në datën 15 tetor, duke gjetur disa klauzola të çuditshme për të justifikuar vendimin.

Pavarësisht se Gjykata e Lezhës e kishte dënuar Vejsiun me gjashtë vite burg, që i konvertoheshin më pas në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, me një vendim të dytë është ndërprerë vuajtja e dënimit në burg.

‘’Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te pjeses se denimit te mbetur pavuajtur, duke e vene ne prove te pandehurin, per nje periudhe kohe prei 5(pese) vitesh, me kusht qe gjate kesaj kohe, duke filluar nga dita e neserme e shpalljes se ketij vendimi, i pandehuri te mos kryeje asnje veper tjeter penale si dhe te mbaje kontakte me Sherbimin Proves Zyra Vendore Tirane”, ben te ditur Gjykata e Lezhës.

Ne vendimin e dates 15.10.2019 gjykata ka vendosur si me poshte:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Endrit Vejsiu per kryerjen e vepres penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Vejsiu për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278/5 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgi
Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve për disa vepra penale dhe dënimin e të pandehurit Endrit Vejsiu, me një dënim të vetëm prej 6 (gjashte) vite burgim.
Ne zbatim te nenit 406/1 te Kodit te Procedures Penale, te pandehurit Endrit Vejsiu i ulet 1/3 (nje ereta) e denimit te dhene, duke u denuar perfundimisht me 4(kater) vjet burgim.
Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te pjeses se denimit te mbetur pavuajtur, duke e vene ne prove te pandehurin, per nje periudhe kohe prei 5(pese) vitesh, me kusht qe gjate kesaj kohe, duke filluar nga dita e neserme e shpalljes se ketij vendimi, i pandehuri te mos kryeje asnje veper tjeter penale si dhe te mbaje kontakte me Sherbimin Proves Zyra Vendore Tirane.
Ne aplikim te nenit 389 te K.Pr.Penale urdherohet shuarja e mases se sigurimit “Arrest ne burg” dhene ndaj te pandehurit Endrit Vejsiu me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe Nr 336 date 02.10.2018 dhe lirimin e menjehereshem te pandehurit Endrit Vejsiu nga ambientet e IEVP “JordanMisja” Tirane, nese nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i denuar per ndonje veper tjeter penale.
Në zbatim të kërkesave 60 pika 9 dhe 10 të K.Penal të urdhërohet i pandehuri Endrit Vejsiu që mos shoqëerohet me persona të dënuar si dhe të mos mbajë apo përdori armë.
Në bazë të nenit 190 pika 1 gërma “b” të K.Proc.Penale, provat materiale konkretisht materiale bimor (cannabis sattiva) sekuestruar me datë 30.09.2018 në automjetin tip OPEL CORSA, me targa AA 419 SP që drejtohej nga shtetasi Endrit Vejsiu të asgjësohet, e cila është lënë në ruajtje në Magazinën Qendrore të drogave Tiranë, e futur në qesën me nr. X10003871 (sipas aktit të ekspertimit kimik me nr. 11528, datë 31.10.2018), ndërsa katër qeset e provave materiale prej letre brenda të cilave ndodhen cilindrat dhe tre aparatet telefonik që janë lënë në ruajtje në magazinën e provave pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, të kalojnë në favor të shtetit.
Shpenzimet hetimore të dokumentuara në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe ato gjyqësore, ti ngarkohen të pandehurit.
Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Shkoder, brenda 15 diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se vendimit.

U shpall sot, ne Lezhe, me 15.10.2019

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist19/10/2019 21:31

Mos u nxito,ky djali eshste shume djale i mire dhe i zoti (a nuk e pate se cfare i kane gjetur ne makine?Kush ka kurajon dhe guximin te merret me te tilla mjete e t'i mbaje edhe ne makinen e vet?) Por po e lirojne se do e dergojne ne BE,per t'i prishur mendjen Makronit,Holandes Danimarkes edhe Germanise,e nese jo,do i tregoje se c'mban ne makine dhe pastaj djali nuk mban asnje pergjegjesi,prandaj hapni negociatat,se ndryshe.....

krist19/10/2019 21:31

Mos u nxito,ky djali eshste shume djale i mire dhe i zoti (a nuk e pate se cfare i kane gjetur ne makine?Kush ka kurajon dhe guximin te merret me te tilla mjete e t'i mbaje edhe ne makinen e vet?) Por po e lirojne se do e dergojne ne BE,per t'i prishur mendjen Makronit,Holandes Danimarkes edhe Germanise,e nese jo,do i tregoje se c'mban ne makine dhe pastaj djali nuk mban asnje pergjegjesi,prandaj hapni negociatat,se ndryshe.....

E Verteta18/10/2019 19:43

Turp o shtet i degraduar e turp o Gjykatat e korruptuara.Po ska veting qe ju vjen hakut prandaj vazhdoni te kapim c,te kapim.Ngelet ne burg nje i varfer qe spaguan dritat,ujin e ai qe pi nj cigate hashash ndersa ky bosi Vejsiu del i pa lagur nga burgu.Turp e Maskarellik i gjindet malli ne makine e celulare per ndermjetedim me krimin e del pa pik turpi nga burgu.Po mire ja bejne ,qe Samiti Europian nuk ia hap negociatat Edvin Mafias se bashkepunon me drogen ,krimin por po vuan populli i shkrete i varfer e hunde lesh,e qorr.Shtet i deshtuar,i degraduar,degjeneruar.Europa ste fut ne gjrin e saj pa luftu krimin,korrupsionin,pa dhene llogari para drejtesise qe nga kryeministri Edvin Mafia Hajduti ministrat e tij,pa u vendos rregullat,hapje te vendeve te punes,rritjen e pagave .Ky Edvin Psikoskizofreni nuk jep doreheqjen por do e terheq populli zvarre.Largou hap rrugen e zgjedhjeve te lira.

Grabocka18/10/2019 15:16

Kot i bo gojore moter Alketa, kryehalese se qeverise?!

t18/10/2019 12:14

Ja paska hapur shalet mire bablokut alketa

gishti i boshardit18/10/2019 11:54

ku jane nderkombetaret??ku eshte Soreca e vllahutini?? ku eshte lejlaja e mozes?? apo fjale e grosh per edi ramen?? he,he,he... kujtojne se nuk i kupton populli.

korrupsioni18/10/2019 10:59

ore ky eshte dispozitivi i vendimit,ose pjesa urdheruese. po arsyetimi i vendimit ku eshte,d.m.th.,arsyeja pse gjykata ka arritur ne kete perfundim??!! mendoj se eshte shume e thjeshte: arsyeja pse gjykata ka arritur ne kete perfundim eshte dhe jane --- PARATE! kaqe. arrestohen dhe denohen protestues pse mbrojne shtepite e tyre nga shembja e qeverise, qe ne fund te fundit do dalin ne rruge te madhe me femije e pleq pa asnje shperblim. lirohet ky vejsiu i kapur me droge dhe mina me telekomande. bravo shteti.

Shto koment

Denonco