VIDEO/ Shpërthimi i makinës në Tiranë, shoferi shpëton mrekullisht. Detajet e policisë Foto ilustruese

VIDEO/ Shpërthimi i makinës në Tiranë, shoferi shpëton mrekullisht. Detajet e policisë

08:37, 18/10/2019
A+ Aa A-

Një makinë ka shpërthyer vetëm pak minuta më parë në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur ngjitur me ‘Frigoriferin’ dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një bombë që i është vënë një Benzi CLS në pronësi të shtetasit A. B, e cila ishte parkuar pranë një pallati.

Zona është shumë e populluar dhe me nxënës të shkollave, ndërsa kanë qenë qytetarë ata që kanë raportuar lajmin.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur sapo shoferi ka hapur  makinën. Sipas qytetarëve shoferi ka shpëtuar mrekullisht.

Dyshohet se mekanizmi shpërthyes ka qenë i lidhur me derën, ndërsa ka një sasi e vogël, pasi ka dëme të vogla materiale.

Njoftimi zyrtar:

Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E FUNDIT/ "Benzi" shpërthen në mes të Tiranës on Vidnews.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco