Pranga për 23-vjeçaren shqiptare, shiste kokainë në apartament

Pranga për 23-vjeçaren shqiptare, shiste kokainë në apartament

19:18, 17/10/2019
A+ Aa A-

Ka përfunduar në pranga një 23-vjeçare shqiptare, pasi policia italiane zbuloi 30 gram kokainë brenda ambienteve të apartamentit të saj.  

Sipas mediave italiane, policia kishte lokalizuar një apartament në Alba, brenda të cilit kishte shumë hyrje-dalje të dyshimta.

Nga hetimet e policisë, rezultoi se në apartamentin në fjalë shitej kokainë.

Pasi kapën ‘mat’ një çift që sapo kishte blerë drogën, policia hyri në banesën e shqiptares, ideniteti i të cilës nuk dihet dhe aty gjeti një sasi kokaine.

Policia ka siguruar si provë materiale, 30 gram kokainë, peshore elektronike dhe materiale për paketimin e dozave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco