VIDEO/ Lëvizte me armë me vete, me kokainë e kanabis, prangoset 38 vjeçari. Emri

VIDEO/ Lëvizte me armë me vete, me kokainë e kanabis, prangoset 38 vjeçari. Emri

10:43, 17/10/2019
A+ Aa A-

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar "Liqeni" ka vënë në pranga një person i cili bënte lëvizje të dyshimta me makinë, teksa mbante thikë me vete dhe me lëndë narkotike.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje, të dyshuarit iu gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.

Më konkretisht forca e posaçme "Shigjetat" ka konstatuar një automjet, i cili kur ka parë makinën e policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.

Efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij.

Gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në automjetin që drejtohej nga shtetasi Bledi Haka policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës material një armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë; një sasi prej 1.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 4.4 gramë lëndë narkotike, në formë cigareje.

Gjithashtu u gjetën edhe tre thika, dy me hapje dhe një në formë stilolapsi; katër celularë dhe një bllokues valësh celulari; një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja si dhe disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i 38-vjeçarit B. H., banues në Tiranë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco