'Lame ma ka borxh tani: Jam i vetmi mes 4 banesave të legalizuara, që ma shembën shtëpinë' Burri i moshuar majtas

'Lame ma ka borxh tani: Jam i vetmi mes 4 banesave të legalizuara, që ma shembën shtëpinë'

08:43, 17/10/2019
A+ Aa A-

Dy nga tre banesat e planifikuara për t'u shembur sot nga IKMT në Shkozë tani janë kthyer në rrënoja. E treta sapo ka nisur. Familjarët e dëshpëruar janë ulur mbi gurët e thyer të përlotur.

Njeri nga kryefamiljarët, burri majtas në foto, denoncoi para medias korrupsionin, padrejtësitë dhe abuzimet e ALUIZNI-it të drejtuar nga Artan Lame në këtë zonë.

“Unë jam i vetmi mes katër shtëpive të legalizuara që u shembën, - tha burri i moshuar dhe tregoi me dorë. – Artan Lame ma ka borxh sot e 100 vjet këtë....

Se jam përpjekur për dokumentet dhe në gjyqe...Kurrë s’më kanë dhënë një letër për të thënë që këtu kalon një projekt...Kjo shtëpi ka 6 vite që është bërë, është futur në proces legalizimi. Rama e Veliaj e ndryshuan projektin, na e kaluan në mes të shtëpive vetëm për të ma shembur.”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku17/10/2019 13:54

    Po qe burrë mbaje fjalën, kaja atë kurvën që ka në shtëpi. Vetë ndërton pallat me lekët e korrupsionit, të tjerëve u prish shtëpitë, mbasi u ka marrë pagesën e legalizimit, madje edhe"gjobën" e kryetarit.

    Shto koment

    Denonco