Mësymje e madhe e Policisë në Shkozë, banorët ngrihen për të mbrojtur shtëpitë Nga shembjet e djeshme ne Shkoze

Mësymje e madhe e Policisë në Shkozë, banorët ngrihen për të mbrojtur shtëpitë

07:52, 17/10/2019
A+ Aa A-

Policia ka mësyrë me forca të shuma mëngjesin e sotëm në Shkozë, ku IKMT ka dërguar fadromat për të prishur tre shtëpi që kalojnë në gjurmën ku do të ndërtohet Loti III i Unazës Lindore të Tiranës.

Njësoj si dje, banorët e zonës janë ngritur në këmbë për të mos lejuar shembjen e banesave pa u komensuar nga shteti. Policia iu ka kërkuar që dje banorëve të boshatisin shtëpitë nga orenditë, por ata kanë kundërshtuar sidomos për padrejtësinë që thanë se u bëhet, pasi një pjesë ishin legalizuar dhe kompensuar, kurse ata jo.  

Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi ka shkuar në mbështetje të familjeve që mbeten pa strehim.

Edhe më 7 tetor, IKMT e mbështetur nga Policia ka shembur objekte në këtë zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco