Shkelën 'Schengen'-in, riatdhetësohen 100 shqiptarë nga 3 vende të BE-së

Shkelën 'Schengen'-in, riatdhetësohen 100 shqiptarë nga 3 vende të BE-së

18:12, 16/10/2019
A+ Aa A-

100 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar ditën e sotme nga Franca, Belgjika dhe Gjermania.

Policia e shtetit në bashkëpunimme Frontex njofton se janë riatdhesuar 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

“Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen”, informon policia.

Policia e Shtetit in bën thirrje të gjithë shetasve shqiptarë të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve  për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco