Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Një i arrestuar e një nën hetim për trafik klandestinësh

Një i arrestuar e një nën hetim për trafik klandestinësh

14:59, 16/10/2019
A+ Aa A-

Kapen duke transportuar 9 shtetas të huaj, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme, në drejtim të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar ilegalisht kufirin kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.V, 25 vjeç, banues në Gjirokastër, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit V.M, 52 vjeç, banues në Pogradec.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si dhe gjatë kontrolleve të ushtruar në fshatin Buqezë dhe në lagjen nr.3 Pogradec, në mjetin me drejtues shtetasin A.V, u konstatuan 7 shtetas të huaj dhe në mjetin taksi tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit V.M, u konstatuan 2 shtetas të huaj.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco