Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Policia u kishte rrethuar 'bazën', arrestohen 4 peqinasit kur po vinin të merrnin kanabisin

Policia u kishte rrethuar 'bazën', arrestohen 4 peqinasit kur po vinin të merrnin kanabisin

09:35, 16/10/2019
A+ Aa A-

Komisariati i Peqinit ka zhvilluar një operacion policor të koduar "Progër" dhe ka arrestuar katër persona nga 19 deri në 30 vjeç: V.A., 25 vjeç, A.A., 19 vjeç, I.A., 22 vjeç, S.S., 30 vjeç, të katër shtetas banues në Peqin.

Gjatë operacionit në një banesë të pabanuar, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 21 kilogramë kanabis. Në afërsi të banesës u kapën në flagrancë 4 shtetasit e lartëpërmendur të cilët do merrnin lëndën narkotike.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe shtetasi M.P., është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Policia vijon punën për idetifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco