Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Hetimi për vrasjen e Ivanoviç,  arrestohet djali i një zyrtari të lartë të policisë

Hetimi për vrasjen e Ivanoviç, arrestohet djali i një zyrtari të lartë të policisë

09:11, 16/10/2019
A+ Aa A-

V.B. është personi tjetër i arrestuar nga forcat speciale të Policisë së Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se V.B. është djali i eprorit të lartë të policisë në veri, Zheljko Bojiq.

Sipas këtyre burimeve, ai është arrestuar në zyrat e autolarjes së tij në Rudare të Komunës së Zveqanit, ndërsa në posedim i janë gjetur një pistoletë dhe municion.

Ndryshe, KosovaPress-i  kishte raportuar më herët se policia gjatë aksionit të sotëm në veri ka arrestuar edhe hetuesin policor Rade Basara, i cili dyshohet për fshehjen e provave gjatë hetimit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco