EMRAT/ Sherri masiv në burgun e Rrogozhinës, ja kush janë të dënuarit e përfshirë

EMRAT/ Sherri masiv në burgun e Rrogozhinës, ja kush janë të dënuarit e përfshirë

20:39, 15/10/2019

Një sherr mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës. Sherri ka nisur mes gjashtë të burgosurve në palestrën e burgut, ku si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas asaj që raporton Balkanweb, ka qenë i dënuari Endrit Goga, ai që së bashku me pesë persona të tjerë që kanë rrahur të burgosurin Bajram Myftaraj.

Siç mëson Syri.net, Goga 23 vjeç, nga Elbasani, është dënuar në 2015 për grabitjen e një pike karburanti, ndërsa është autor i 4 vjedhjeve në total.

Bajrami është dërguar me urgjencë drejt kryeqytetit, ndërsa të dënuarit e tjerë janë mjekuar brenda spitalit të burgut të Rrogozhinës.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar konfliktin mes të dënuarve, por sipas informacioneve nga burgu në fjalë, Endrit Goga është sjellë mirë, ndërsa konflikti dyshohet se ka qenë i çastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco