Nga prerja e fytit të taksistit te kërcënimet terroriste, kush është i burgosuri që kërcënoi sot gjyqtarin

Nga prerja e fytit të taksistit te kërcënimet terroriste, kush është i burgosuri që kërcënoi sot gjyqtarin

20:23, 15/10/2019
A+ Aa A-

Neim Behari është i burgosuri 34 vjeçar që u identifikua nga Policia si autor i telefonatës kërcënuese për alarm me bombë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Korçës, Markelian Kuqo.

Behari ndodhet i burgosur në Burgun e Drenovës.

Ai akuzohet për vrasjen makabre të një taksisti, në vitin 2005. Por, gjatë kohës që ndodhej në burg, 34-vjeçari ka dhënë edhe një tjetër alarm. Neim Behari ndodhej i dënuar në Burgun e Fushë-Krujës me 24 vite burg për vrasjen e taksistit, kur kërcënoi përmes një telefonate se do të kryente akte terroriste.

Ngjarja ka ndodhur me 20 mars te vitit 2005, në fshatin Marinëz të Fierit, ku u gjet i vdekur taksisti Themi Qose, banues në qytetin e Lushnjës. I ndjeri ishte pronar i mjetit tip “Benz” me targa LU5410B. I pandehuri Neim Behari kishte shkuar në qytetin e Lushnjës dhe pranë stacionit të trenit ka pajtuar si taksist Themi Qosen me qellim mbërritjen deri në fshatin Marinëz.

I pandehuri dhe viktima nuk kanë bërë pazar për shumën që duhej paguar për të shkuar atje. Pasi kanë dalë në rrugën dytësore, Behari i ka kërkuar taksistit 100 mijë lekë. Viktima s’ka pranuar duke kërkuar detyrimin për shërbimin prej 5 mijë lekësh. Në këtë moment i pandehuri ka ngritur zërin duke filluar debatin dhe makina ka ndaluar. Në debat e sipër 25-vjecari ka menduar vjedhjen e taksistit dhe gjatë rezistencës së Qoses ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në fyt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco