EMRI/ Me precedentë të rëndë penalë, ja kush e kërcënoi gjyqtarin e Korçës

EMRI/ Me precedentë të rëndë penalë, ja kush e kërcënoi gjyqtarin e Korçës

19:48, 15/10/2019
A+ Aa A-

Syri.net ka mundur të sigurojë emrin e autorit të telefonatës kërcënuese në adresë të gjyqtarit në Korçë, Markelian Kuqo, që fatmirësisht rezultoi fals.

Ai është , Neim Behari, person që kërcënime të tilla ka kryer edhe më herët.

Një telefonatë që dyshohet të ketë ardhur nga burgu i Drenovës, se në automjetin e tij ishte vendosur këndë shpërthyese, ngriti në këmbë policinë. Pas kontrollit të njësisë anti-eksplozive, rezultoi të mos kishte sasi lënde plasëse.

Makina ishte e parkuar në garazhin e Gjykatës së Korçës, ndërsa Kuqo ndodhej në ambjentet e gjykatës.

“Erdhi nga grushti kriminel i atdheut tim”, do të përgjigjej gjyqtari pas pyetjes se kush fshihej pas telefonatës.

Neim Behari, në nëntorin e 2016, kërcënoi përmes një telefonate nga burgu i Fushë Krujës se do të kryente akte terroriste, ndërsa është dënuar me 24 vjet burg për vrasjen e një taksisti në 2005.

Vendimi i tij u mor me 21 janar të 2010 nga Gjykata e Fierit, ku Neim Behari nga Lapardhaja e Beratit ishte 25 vjeç. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 15/10/2019 21:41

Kriminelet jane me te frymezuar dhe me te paprekabem nga RAMAFORMA. Keto jane pasojat qe vuan populli dhe gezojne kriminelet me KM me krye. Nderkombetaret? E kane ngrene buken me turp dhe skane cte bejne vetem te na tregojne gishtin e mesit

Shto koment

Denonco