Telefonata për bombë në makinën e gjykatësit erdhi nga burgu i Drenovës

Telefonata për bombë në makinën e gjykatësit erdhi nga burgu i Drenovës

14:08, 15/10/2019
A+ Aa A-

Një telefonatë ka alarmuar policinë e Korccës sipas të cilës një gjyqtari i ishte vendosur lëndë shpërthyese në makinë.

Alarmi është dhënë nga burgu i Drenovës në Korçës.

Gjyqtari në fjalë është ai që ka dhënë vendimin për lirimin me kusht të Gert Gjinararit, i njohur ndryshe edhe si Gert Gjenerali, i cili ka qenë i dënuar për vrasjen e Naim Zyberit.

Pas verifikimeve të bëra policia nuk ka zbuluar asgjë në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo duke e klasifikuar rastin si një alarm fals.

Megjithatë, edhe pse policia ka thënë se alarmi është fals, mësohet se makina në këto momente është rrethuar nga forcat RENEA dhe ato të xhenios pasi dyshohet se pakoja gjendet brenda.

Gjithashtu policia ka marrë në mbrojtje gjyqtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco