Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Digjet makina në Durrës-Tiranë, ishte denoncuar e vjedhur Foto ilustruese

Digjet makina në Durrës-Tiranë, ishte denoncuar e vjedhur

10:45, 15/10/2019
A+ Aa A-

Një makinë e cila ishte denoncuar si e vjedhur nga i zoti, është shkrumbuar në flakë në autostradën Durrës-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të hënës, ku ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht mjeti tip 'Benz', i braktisur në anë të rrugës.

Mjeti rezulton në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë, dhe ishte shpallur në kërkim, pasi ishte vjedhur në Tiranë, më datë 23 shtator.

Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco