Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshohen drejtuesit në Shkodër, Berat e Mirditë

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshohen drejtuesit në Shkodër, Berat e Mirditë

09:46, 15/10/2019
A+ Aa A-

Lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit. Raportohet se me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu janë bërë ndryshime në Policinë e Shkodrës, Beratit dhe Mirditës.

Shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Lorenc Meta është emëruar Zëvendës drejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Skënder Hita, që ishte zëvendës drejtor në Shkodër është bërë zëvendës drejtor në Gjirokastër.

Ilir Dedja është emëruar shef i Komisariatit në Shkodër. Alfred Cenaj është vendosur shef i komisariatit Berat. Më parë Cenaj mbante detyrën e shefit të komisariatit të Mirditës.
Ermal Lulaj emërohet Shef Komisariati në Skrapar, ndërsa Naim Lala emërohet shef i komisariatit Mirditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco