Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Përndiqte vazhdimisht kolegen, arrestohet gazetari 26 vjeçar

Përndiqte vazhdimisht kolegen, arrestohet gazetari 26 vjeçar

09:29, 15/10/2019
A+ Aa A-

Një 26 vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia.

Sadik Sejdinaj, ishte në kërkim pasi me anë të telefonit ka kanosur kolegen e tij, shtetasen me iniciale A.T.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T,” thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se Sejdinaj është gazetar i disa mediave online. 26-vjeçari ndodhet në komisariatin nr.4 në Tiranë pas denoncimit të gazetares.

Njoftimi i policise:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim:

S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.

Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco