I dënuar me burg përjetë për vrasje, ekstradohet nga Austria. Emri

I dënuar me burg përjetë për vrasje, ekstradohet nga Austria. Emri

08:32, 15/10/2019
A+ Aa A-

Ishte e dënuar me burgim të përjetshëm dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është eskjtardua nga austria drjte tiranës.

Ai është Viktor Pelivani, 43 vjeç, lindur në Fier. 

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim|.

Ja njoftimi i plotë:

Interpol Tirana 

Ekstradohet nga Viena një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm 

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Viena, Austri drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Viktor Pelivani, 43 vjeç, lindur në Fier. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 Viktor Pelivani në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Viena u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Viktor Pelivani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco