Arrestohen shqiptarët, po kalonin 55 kg drogë në kufirin grek

Arrestohen shqiptarët, po kalonin 55 kg drogë në kufirin grek

22:59, 14/10/2019
A+ Aa A-

Dy shqiptarë të moshës 34 dhe 35 vjeç, janë arrestuar nga policia greke, pasi u kapën me 55 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni antidrogë u zhvilluar në zonën e Kosturit, ndërsa shqiptarët u kapën në një zonë pyjore në kufi.

Shqiptarët po e transportonin drogën me katër çanta që përmbanin secila nga 44 pako me 55 kg 400 gramë marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë dhe 3 karta SIM.

Prej fillimit te vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit por edhe ne zona të tjera, rreth 9.2 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco