Aksidentohet për vdekje shqiptari, po kthehej nga dasma e vajzës

Aksidentohet për vdekje shqiptari, po kthehej nga dasma e vajzës

21:57, 13/10/2019
A+ Aa A-

Aksidenti tragjik i mori jetën një shqiptari 65-vjeçar në Itali, i cili ishte duke u kthyer nga dasma e vajzës të tij.

Identiteti i 65-vjeçarit shqiptar nuk është bërë publik.

Ai ndodhej në makinë me gruan dhe vajzën tjetër, ku mjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me një veturë tjetër, duke lënë të plagosur drejtuesen e saj, ndërsa plagë mori edhe vajza e e tij.

Aksidenti i rëndë ndodhi në komunën Gioia Tauro në Kalabria.

Sipas informacioneve, për shkak të goditjes së fortë, një prej makinave doli nga rruga, ndërsa tjetra u bllokua në mes të saj.

Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco