Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vrasja e Haxhollit, lihet në qeli oficeri i policisë Bledar Toçi

Vrasja e Haxhollit, lihet në qeli oficeri i policisë Bledar Toçi

11:55, 13/10/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Kavajës ka vendosur që të lejë në qeli Bledar Toçi, të akuzuar për vrasjen e Dritan Haxhollit, në datën 10 tetor.

Gjykata ka vlerësuar provat dhe në fund ka vendosur që Bledar Toçi të rrijë me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ deri në përfundim të hetimeve.

Më herët gjatë paradites së sotme gjykata vendosi të lejë në burg edhe vëllain e Bledarit, Bernard Toçin, pasi në banesën e tij u gjet kokainë.

Sipas policisë, në orët e para të datës 10 tetor Dritan Haxholli ka shkuar në shtëpinë e Marsida Qatjas dhe ka qëlluar me automatik Bledar Toçin, efektivi i drejtorisë së burgjeve.

Ky i fundit më pas ka nxjerrë armën që kishte me vete dhe ka qëlluar Haxhollin duke i marrë jetën.

Viktima Dritan Haxholli përveç se ishte person në kërkim nga policia e Kavajës, por kjo nuk e pengonte të endej i lirë në qytet.

Sipas disa qytetarëve, në qytetin ku ndodhi ngjarja Haxholli kishte marrëdhënie të mira me policët e Kavajës, saqë këta të fundit nga frika detyroheshin t’i bënin xhiro me furgonin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco