Kokainë në makinë/ Arrestohen dy 22-vjeçarë në Itali

Kokainë në makinë/ Arrestohen dy 22-vjeçarë në Itali

19:51, 12/10/2019
A+ Aa A-

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Savona të Italisë, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. 

Sipas mediave përtej Adriatikut, të rinjtë B.E. dhe L.A., të dy 22 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e djeshme.

Të dy shqiptarët ishin në një makinë që po lëvizte me shpejtësi të ulët,  por tërhoqi vëmendjen e patrullës së policisë.

Më pas policia urdhëroi ndalimin e makinës dhe pas kontrollit u gjet dhe sekuestrua 4 gram kokainë e ndarë në 6 doza të gatshme për t’u shitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco