Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Sazan Guri: Drejtori i Policisë Tiranë më kërcënon me jetë

Sazan Guri: Drejtori i Policisë Tiranë më kërcënon me jetë

11:45, 12/10/2019
A+ Aa A-

Ambientalisti Sazan Guri, pjesë e protestës së banorëve të Astirit, është paralajmëruar në mënyrë jozyrtare nga ana e Policisë së Tiranës, që të heqë dorë nga kjo kauzë, ndryshe do ta pësojë. Guri tregon se, në sy të gruas së tij, Drejtori i Policisë së Tiranës i ka dërguar fjalë që të mos përzihet më në protestën e banorëve të Astirit.

Ai tregon: “U mendova gjithë natën: Ta them a mos ta them?! 

Mbasi me thirrën dje pasdite në Komisariatin nr. 6 në Kombinat, vonë nga ora 22, sapo dola me zonjën time nga Teatri me dramën "Xhelati", një drejtues, vetë Xhelati i Lartë i Policisë së Tiranës, më dërgon fjalë, në sy të gruas, me një mik shtëpie si lajmës që, nëse shkon prapë te protesta e banorëve  të  Unazës, do ta bëjmë 500 copa!

Sigurisht, nuk jam pjesë e hallit të banoreve, por jam pjesë e së drejtës publike te ata sot dhe, të kushdo qoftë nesër, ndaj e bëra lajmin publik," shkruan Guri në rrjetet sociale.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz12/10/2019 14:42

    Mbahu Sazan se je ne krahun e duhur duke protestuar perkrah banoreve qe qelbesirat e Edver Taqi Mutacakut, per arsye zhvatjeje duan tju prishin shtepite, mundin dhe djersen e nje jete te tere. Saper narkodrejtorin e policise se narkokomisariatit 6, ai ty mund te te haje vetem Edvinin qe ke ne mes te shaleve!

    t12/10/2019 11:55

    Keta drejtore jane kriminele dhe trafikante dhe sa me shume te rrije rilindja ne pushtet ,aq më kriminele do behen.Atje te protesta te shkoje luli dhe jo te dergoje sazanin

    Shto koment

    Denonco