Rrahu arkitektin e bashkisë, në pranga 47-vjeçari

Rrahu arkitektin e bashkisë, në pranga 47-vjeçari

10:38, 12/10/2019
A+ Aa A-

Një 47 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi në bashkëpunim me një person tjetër ka goditur për shkak të detyrës një arkitekt të punësuar në Bashkinë e Vlorës.

Sipas të dhënave zyrtare, Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C., 47 vjeç, banues në Vlorë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M., në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë.

Ndërkohë që Policia ka vënë në pranga dhe 60-vjeçarin, Kujtim Brahushaj, i dënuar me 5 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat për “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco