Arrestohet adoleshenti, u kap me drogë në lokal

Arrestohet adoleshenti, u kap me drogë në lokal

09:22, 12/10/2019
A+ Aa A-

Një i ri është arrestuar mëngjesin e sotëm në një lokal në Milot.

Policia bën me dije se ndalimi i tij është bërë pasi iu gjetën në flagrancë, 18 doza kokainë.

Personi i ndaluar është S. H, 19 vjeç.

Lezhë - Kurbin - Mirditë

Kontrolle në tërë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë

Sekuestrohen lëndë narkotike Kokainë e Kanabis, si dhe armë simuluese pa leje

3 të arrestuar dhe 2 të proçeduar penalisht

Forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, kanë ushtruar ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe proçeduar penalisht 2 të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis dhe armë simuluese pa leje.

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

- S.H. 18 vjeç, banues Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë.

- Z.V. 54 vjeç, banues në Shkoder, pasi te Kryqëzimi i Kallmetit, u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

- Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkoder, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi.

Gjithashtu, u proçeduan penalisht edhe shtetasit :

- Gj.N. 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

- E.J. 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatore me 4 fishekë pa leje.

Veprat penale në ngarkim të tyre " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" " Drehtim mjeti në mënyrë të parregullt" " Mbajtje pa leje e armëve sportive" .

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive Lezhë dhe Kurbin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco