Ra në gropën e kazanit të rakisë, në gjendje të rëndë fëmija 2-vjeçar

Ra në gropën e kazanit të rakisë, në gjendje të rëndë fëmija 2-vjeçar

21:55, 11/10/2019
A+ Aa A-

Një fëmijë i moshës 2 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Fëmija ka rënë në gropën e rakisë në oborrin e shtëpisë.

I mituri vetëm 1-vjeç e gjysëm është dërguar drejt Spitalit të Traumës në gjendje kome.

Fëmija pësoi djegie të rënda dhe fraktura të shumta në të gjithë trupin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Therepel të rrethit të Skraparit.

Mësohet se fëmija 1-vjeç e gjysëm, me inicialet E.M, ka qënë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka shkarë dhe është rrëzuar në gropën ku babai i tij po ziente rakinë.

Si pasojë fëmija i mitur ka pësuar djegie të rënda dhe fraktura të shumta në të gjithë trupin. Ngjarja aksidentale ka tronditur jo vetëm familjarët e djalit, por të gjithë banorët e fshatit Therepel, të cilët kanë ndihmuar familjen për ta transportuar fëmijën drejt Spitalit të Skraparit.

Largësia e madhe e fshatit me Skraparin ka bërë që fëmija të mbërrijë në duart e mjekëve në gjendje kome.

Mjekët e Spitalit të Skraparit e kanë transportuar të miturin me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,duke deklaruar se gjendja e fëmijës ishte mjaft kritike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco