Vetëdorëzohet polici që vrau shqiptarin në banesën e vëllait të tij

Vetëdorëzohet polici që vrau shqiptarin në banesën e vëllait të tij

23:14, 10/10/2019

Një polic italian i dyshuar për vrasjen e një shqiptari në Itali është vetëdorëzuar në polici.

Polici dyshohet për vrasjen e shqiptarit Eduard Ndoji, ngjarje që daton në dhjetor të vitit 2014,

Polici i vetëdorëzuar është Mirko Franzoni, i cili është dënuar nga Gjykata e Brescia, me nëntë vite e katër muaj burg.

Dënimi ndaj tij është dhënë pak kohë më parë, ndërkohë që pritet transferimi i Franzonit në qeli.

Franzoni ka pretenduar gjatë gjithë kohës se nuk kishte qëllim të vriste me armë zjarri 26-vjeçarin shqiptar, i cili kishte hyrë në shtëpinë e vëllait të tij, por se arma ishte shkrepur aksidentalisht.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco