Vdes shoferi i dytë, thellohet bilanci i viktimave të aksidentit

Vdes shoferi i dytë, thellohet bilanci i viktimave të aksidentit

18:07, 10/10/2019

Është thelluar bilanci i viktimave në aksidentin e ndodhur gjatë pasdites në fshatin Gjepalaj të Shijakut.

Pas raportimit të parë ku u mësua se kishte humbur jetën një nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident, policia bën të ditur se ka humbur jetën edhe drejtuesi tjetër i makinës së përfshirë në aksident.

Deri më tani mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco