Krimi në Kavajë, flet Marsida: Dritani më kërcënonte vazhdimisht, ja e vërteta e ngjarjes

Krimi në Kavajë, flet Marsida: Dritani më kërcënonte vazhdimisht, ja e vërteta e ngjarjes

17:33, 10/10/2019

Marsida Qatja është gruaja e cila u bë mbrëmë mollë sherri midis dy personave në banesën e saj në Kavajë, ku mbeti i vrarë shtetasi Dritan Haxholli dhe u plagos Besnik Toçi.

Në një interviste për Neës 24, Marsida Qatja mohon që viktima Dritan Haxholli të ketë qenë ish-i dashuri i saj.

“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, meqë ishim shokë. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu.

Bledi tha se do më ndihmonte, meqë isha femër e vetme, me fëmijë. Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda. Ai filloi të qëllonte. Do na vriste dhe mua me djalin e vogël dhe Bledin, nuk kishte fëmijë e njerëz të tjerë brenda”, tha Qatja.

Ndërkohë, që unë isha me shokun tim Xhulion, Bled kihste 15 minuta që kishte hyrë brenda, Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda. Ai filloi të qëllonte direkt me armë. Polici, që ishte dhe shoku jonë, u vetëmbrojt normalisht, se po na vriste dhe mua me djalin e vogël, nuk kishte fëmijë të tjerë brenda.

Më vjen keq për motrën, që është cenuar për punën e agjencisë. Motra ime s’ka të bëjë fare me këtë çështje. As në agjenci s’ka hyrë ndonjëherë, as bileta fiktive, as kontakte, madje s’kemi pas as shoqëri të përbashkët. Unë jam dhe e martuar, jo më larg se sot me vjen një letër nga burri im, që shkruhen fjalët nga më të ndryshmet.

Unë e kaloj shumë mirë me atë, më do dhe e dua. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me burrin, iki njëherë në muaj dhe e takoj në Gjermani, pasi është në burg. Këta kanë arritur, qoftë te motra, qoftë tek unë, deri në shkatërrim familje. Mua më vjen keq dhe për viktimën, pasi edhe atë e kishim shok, nuk është se nuk kishim kontakte”, tha Qatja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco