U përmend nga ish-kryeministri, kush është burri i Marsidës, molla e sherrit që tronditi Kavajën

U përmend nga ish-kryeministri, kush është burri i Marsidës, molla e sherrit që tronditi Kavajën

16:09, 10/10/2019

Policia e ka të qartë tashmë se çfarë ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme, nisur edhe nga dëshmia e Marsida Qatjas, të resë, në shtëpinë e së cilës ndodhi sherri duke sjellë një të vrarë dhe një të plagosur.

Në dëshminë e saj para oficerëve të policisë gjyqësore, Qatja është shprehur se e ka bashkëshortin në burg në Gjermani.

Mësohet se bashkëshorti i saj I.Hyseni është përmendur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha pak vite më parë duke e akuzuar se ishte ‘pjesë e bandës së Elvis Roshit’.

Bashkëshorti i Marsidës është dënuar për trafik droge në Gjermani dhe sipas dëshmisë së saj pritet të lirohet sëfundmi, gjë e cila kishte bërë që e reja të detyrohej të shkëpuste lidhjen me Dritan Hoxhollin (ne foton poshte).

Image

Ky i fundit mbeti i vdekur brenda shtëpisë së Marsida Qatjës pasi qëlloi fillimisht me breshëri automatiku ndaj policit Bledar Toçi, i cili iu përgjigj me zjarr duke e lënë të vdekur në vend. /abcnews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco