VIDEO/ Apartamenti në Kavajë, ku një person mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos

VIDEO/ Apartamenti në Kavajë, ku një person mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos

09:25, 10/10/2019

Apartamenti në lagjen nr.2 të Kavajës, ku pas një përplasjeje me armë, mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toci, Shef i Sigurisës së Brendshme në Burgun e Durrësit.

Policia njoftoi se rreth orës 00.40, në lagjen nr. 2 Kavajë, Dritan Haxholli, banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe  Bledar Toci, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Dritan Haxholli është konfliktuar me shtetasin Bledar Toci dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij, duke e plagosur atë. 

Bledar Toci, me armën e shërbimit, ka qëlluar në drejtim të Dritan Haxhollit dhe ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Polici Toci është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco