‘Lufta' në Kavajë, polici vret ish-të dashurin e një vajze, viktima ishte i armatosur

‘Lufta' në Kavajë, polici vret ish-të dashurin e një vajze, viktima ishte i armatosur

08:15, 10/10/2019

Polici 36-vjeçar Bledar Toci që ka mbetur i plagosur rëndë dhe një person ende i paidentifikuar që ka vdekur, janë viktimat e një përplasjeje me armë që ka tronditur gjatë natës qytetin e Kavajës.

I vrari nuk është identifikuar ende, dyshohet se është banor i zonës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2. Sipas disa burimeve, për motive të dobëta, lidhur me një vajzë. Viktima kishte shkuar tek banesa e ish-të dashurës, pasi ishin ndarë dhe aty ka pasur një debat.

Vajza ka thirrur për ndihmë të afërmin e saj polic. Polici i burgjeveToci ka ndërhyrë duke e qëlluar me kallashnikov dhe e ka vrarë ish-të dashurin e asaj vajze, që kishte pasur pistoletë dhe e kishte nxjerrë i pari armën.

Viktima e ka qëlluar me pistoletë, kurse polici me kallashnikov dhe e ka vrarë, Por Toci mbeti edhe vetë i plagosur rëndë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco