FOTO/ Digjet plotësisht makina e kryebashkiakut Dritan Leli,  pamje nga vendi i ngjarjes

FOTO/ Digjet plotësisht makina e kryebashkiakut Dritan Leli, pamje nga vendi i ngjarjes

07:48, 10/10/2019

Këto janë pamjet e asaj që ka ndodhur sot me makinën e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit. Mjetit Range Rover parkuar nga shoferi i Lelit E.T. pranë shtëpisë ku shoferi banonte, u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht në orën 4:26. Policia tha se po hetonte cili qe shkaku i rënies së zjarrit.

Policia njoftoi se "më datë 10.10.2019, rreth orës 4:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë , mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë e ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T, shoferi i Kryetarit të Bashkisë, e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A. Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco