Vlorë, i vihet zjarri makinës së kryebashkiakut Dritan Leli

Vlorë, i vihet zjarri makinës së kryebashkiakut Dritan Leli

07:20, 10/10/2019

Makinës së kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit, i është vënë zjarri mëngjesin e sotëm nga persona të panjohur, në orën 4:26 min. Makina e djegur plotësisht tashmë, një "Range Rover", ishte parkuar nga shoferi i Lelit, në lagjen “Lef Sallata”, ku shoferi E. T. banon. 

Bashkë me të, është djegur edhe një makinë tjetër "Ford", që ishte pranë makinës së kryebashkiakut. Pronari i Fordit është me iniciale B.A.

Policia njoftoi se "më datë 10.10.2019, rreth orës 4:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë , mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë e ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T, shoferi i Kryetarit të Bashkisë, e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A. Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieri10/10/2019 08:00

Kte vend ka koh qe e ka marr m... i

tironci10/10/2019 07:47

Epo Dritan Leli po i sherbe oligarkve ja ka hy me themel Radhimes tu i shem. Dun me bo resorte oligarket. Kaq kollaj do kaloka kjo pune hajdutesh qe po i prishin pronat vlonjatve te bome me 1000 sakrifica.

Shto koment

Denonco