FOTO/ Kapen 116 kg drogë shqiptare në Greqi

FOTO/ Kapen 116 kg drogë shqiptare në Greqi

17:33, 09/10/2019

Një sasi e konsiderueshme kanabisi është kapur në dy makina në Grevena, pak kilometra larg nga Kapshtica.

Mediat greke bëjnë të ditur se janë sekuestruar 116 kilogramë kanabis sativa që dyshohet se është marrë në Shqipëri.

Operacioni në zonën e Grevena, ku policia greke ka ndaluar dy automjete.

Në njërën prej makinave sekuestroi 36 pako me 116 kg 100 gram marijuanë ndërsa mjeti i dytë shërbente si pararojë për të kontrolluar rrugën.

Në pranga janë vënë 3 grekë, 34, 36 dhe 51 vjeç.

Gjate kontrolleve në makina dhe në banesat e të dyshuarve, u gjetën edhe 285 gram kanabis 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco