Vidhte bizhuteri në shtëpinë ku punonte, arrestohet shqiptarja

Vidhte bizhuteri në shtëpinë ku punonte, arrestohet shqiptarja

16:36, 09/10/2019

Një shqiptare e cila ishte e punësuar si sanitare në një banesë në lindje të Selanikut, është e dyshuara kryesore për vjedhjen e disa bizhuterive si edhe parave në shtëpinë ku shërbente.

30 vjeçarja mendohet se ka kryer disa vjedhje në kohë të ndryshme në banesë, duke filluar nga viti i kaluar deri në ditën kur është konstatuar grabitja e fundit.

Shqiptarja kujdesej për të moshuarit në banesë.

Policia dyshon vjedhjet janë kryer për shkak të faktit se të moshuarit nuk shikonin mirë, shkruajnë mediat greke.

Vlera e grabitur nga shqiptarja mendohet të jetë në 13 mijë euro.

Shqiptarja ndodhet tashmë e ndaluar dhe materialet në ngarkim të saj i kanë kaluar Prokurorisë Publike në Selanik.

Ndërda vjedhjet kanë ndodhur në zonat Thermi, Tagarades dhe Rissi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco