VIDEO/ I dënuar 18.4 vite burg, prangoset fieraku, detajet e policisë. Emri

VIDEO/ I dënuar 18.4 vite burg, prangoset fieraku, detajet e policisë. Emri

14:17, 09/10/2019
A+ Aa A-

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.

Gjatë aksionit të policisë është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu "Karabinë".

Personi i arrestuar eshte Fredi Genica. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale "Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha".

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Finalizohet operacioni i koduar "Dërmënas".

Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu "Karabinë".

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi:

•F. G., 45 vjeç, banues në Dërmënas.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale "Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha".

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu "Karabinë".

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco