Arrestohen 8 shqiptarë në aeroport, do fluturonin drejt Kanadasë

Arrestohen 8 shqiptarë në aeroport, do fluturonin drejt Kanadasë

22:10, 08/10/2019

Tetë shtetas të huaj, të gjithë shqiptarë, janë arrestuar me bileta dhe dokumenta false në aeroportin e Malpensas në Milano, ndërsa po përpiqeshin të udhëtonin drejt Kanadasë.  

Shqiptarët do të udhëtonin nga Malpensa drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës dhe më pas drejt Kanadasë, por u bllokuan në momentin e fundit nga policia e kufirit.

Ngjarja ka ndodhur fundjavën e shkuar.

Të gjithë shqiptarët mësohet se kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.

Pasi janë paraqitur në pikën e kontrollit ata janë prezantuar me dokumente dhe biletën e imbarkimit nga Tirana dhe pasi kanë kaluar portën e imbarkimit për udhetimet direkte në Londër dhe Dublin aty janë pikasur me dokumente dhe biletë false.

Ndërkohë që një tjetër shqiptar po në fundjavë u kap duke tentuar të kalojë me dokumente false në perëndim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco