Kunati i futbollistit të Partizanit kundër policisë e medias: Ku jeni o...

Kunati i futbollistit të Partizanit kundër policisë e medias: Ku jeni o...

21:29, 08/10/2019

Kunati i Aldo Teqjes, portierit të Partizanit që u aksidentua disa ditë më parë, duke u rrëzuar nga ballkoni i banesës, ka qenë kritik me mediat.

Katër ditë pas ngjarjes që tronditi vendin, futbollisti që luan me Tërbunin, Redi Veriu, akuzon median se raportoi diçka të pavërtetë.

Sipas tij, por edhe sipas familjarëve të portierit, ngjarja ka qenë aksidentale dhe jo një tentativë e tij për tu vetëvrarë.

Në statusin e tij në Instagram, Redi Veriu, që është vëllai i të fejuarës së 24-vjeçarit Teqja, deklaron se të gjithë duhet t’i kërkojnë Aldo Teqjes, pasi ky i fundit ra nga kati i gjashtë dhe u raportua se ishte vetëhedhur pas një zënke me të fejuarën. “Përshëndetje! Ku jeni o portale dhe media, se nuk e di çfarë t’iu them… Si e vetëvratë Aldon? Dilni kërkoni falje publike se ishte turp”, shkruan Veriu.

Image

Reagimi i Policisë

Vendimin për t’u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në gjendje të rëndë psikologjike e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, policia ka njoftuar se: “Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku10/10/2019 15:50

Çfarë ke me mediat e lumëmadh, ato përsëritën deklaratat e policisë së lleshit.

Shto koment

Denonco