Aksident tek Rruga e Kavajës, 2 të plagosur rëndë/ Dëshmitari: Njëri ulërinte nga dhimbja...

Aksident tek Rruga e Kavajës, 2 të plagosur rëndë/ Dëshmitari: Njëri ulërinte nga dhimbja...

18:44, 08/10/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme tek “Rruga e Kavajës”. Dy motorë janë përplasur kokë më kokë dhe të dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.

Siç shihet në imazhet nga aksidenti që publikon Balkanweb, njëri prej drejtuesve ka mbetur në tokë pa ndjenja.

Kanë qenë kalimtarët ata që janë munduar t’i vijnë në ndihmë.

Sipas dëshmitarit, drejtuesi tjetër ka qenë i vetëdijshëm por i plagosur rëndë.

“Janë përplasur dy motorë te Rruga e Kavajës, njeri është rëndë. Ka 15 minuta që nuk lëviz, ambulanca si gjithmonë 20 minuta pa ardhur. Njeri reagon po vetëm ulërinte nga dhimbjet, tjetri as jepte as merrte”, ka thënë dëshmitari për 'BW'.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa nuk ka ende informacione mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera09/10/2019 12:24

Hijet e zeza te Rames qendrojne 5 minuta pushim, he edhe pse ne raste urgjente,ndersa leket nuk i marrin mangut. Sa do zgjase sheshpsheshi i te gjithe vulaxhinjve pergjegjes?!

Shto koment

Denonco