VIDEO-FOTO/ 'Hiqini kamerat prej këtu!' - Inspektorët e Veliajt shtyjnë gazetarët e Syri TV

VIDEO-FOTO/ 'Hiqini kamerat prej këtu!' - Inspektorët e Veliajt shtyjnë gazetarët e Syri TV

13:10, 07/10/2019

“Ta dijë ai Edi Rama, se i kam dhënë votën prej 30 vjetësh, se nuk mund të vijë të më shembë këtu pa një urdhër shpronësimi!”

Kështu është shprehur i shqetësuar një nga banorët e shtëpive pranë liqenit në Tiranë, që janë përplasur me Inspektorët e IMT-së Tiranë, për të mos lejuar shembjen e mureve rrethuese të shtëpive dhe ngushtimin e oborreve, prona të tyre, pa asnjë urdhër, pa njoftim, pa kompensim, në emër të zgjerimit të rrugës.

Ndërkohë që inspektori i IMT-së shpjegoi për kamerat e SYRI.NET se këta banorë kanë që prej pesë vjetësh me këtë problem, rrugën pa trotuar që u duhej për veten e tyre, - siç u shpreh, banorët në fjalë theksuan se ata që prisnin që zyrtarët t’u vinin me një leje dhe urdhër, por jo pa asnjë dokument dhe t’u vinin rruspën pronave të tyre.

Pavarësisht kësaj, inspektorët e IMT Tiranë, jo vetëm s’i kanë dëgjuar, por i kanë shtyrë me forcë duke mos i lejuar t’u afrohen kangjellave të shtëpive dhe nga ana tjetër, nuk kanë kursyer as gazetaren dhe operatorin e SYRI TV për të mos lejuar të filmonin atë sjellje agresive të shtetit ndaj qytetarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ali Qaniu07/10/2019 18:49

Ore ty te te q... rrobte po ca faji kemi ne te tjeret qe nuk e votuam.

Daj Jaku07/10/2019 14:15

30 vjet që u jep votën banditëve dhe kriminelëve? Ty mirë të bëhet, mbaje në b... se të bën lezet, por çfarë faji kemi ne të tjerët që votën nuk ja kemi dhënë kurrë që nga viti 1945 dhe po në bythë e kemi për fajin tënd.

Berati07/10/2019 13:51

30 vjet qe u jep voten? Pak e ke. Te rroje partia.

vera07/10/2019 13:44

he,dune me mbulu, surratin e tyne te qelbet, inspektoret e Veliajt ,por nuk do t,ja arrijne dot, tu fshihen qytetareve dhe kamerave me sy.

Shto koment

Denonco