Shkoi i plagosur në spital me thikë, ç'i ndodhi 46-vjeçarit mbrëmjen e së dielës?!

Shkoi i plagosur në spital me thikë, ç'i ndodhi 46-vjeçarit mbrëmjen e së dielës?!

10:16, 07/10/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (6 tetor) në një lokal në qytetin e Vlorës. 46 vjeçari me inicialet G.Ll.,  ka mbetur i lënduar me plagë thike ku më pas është paraqitur në Spitalin Rajonal të Vlorës . Policia e Vlorës  ka identifikuar autorin dhe po punon për kapje e tij.

Policia njoftoi se gjatë orëve të mbrëmjes në Spitalin Rajonal të Vlorës ka mbërritur i dëmtuar shtetasi G.Ll., 46 vjeç, i cili dyshohet të jetë plagosur me mjet prerës në një lokal pranë lagjes “Partizani”.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco